• петок, 05 декември 2025

Qeveria emërton administratorë për komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Qendër Zhupa dhe Vrapçishtë

Qeveria emërton administratorë për komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Qendër Zhupa dhe Vrapçishtë

Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Qeveria emërton administratorë për komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Qendër Zhupa dhe Vrapçishtë, komuna, në të cilat në zgjedhjet lokale nuk u zgjodhën kryetarët. Oner Jakupovski është emërtuar administratorë për Komunën Mavrovë Rostushë, Arijan Ibraim, administrator për Komunën Qendër Zhupa, Bunjamin Kadriu për Vrapçishtë dhe Fadil Xhelili për Gostivarin.

"Qeveria në seancën e sotme veproi pas njoftimit të KSHZ-së për përfundimin e zgjedhjeve lokale 2025 për zgjedhje të anëtarëve të këshillave të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe kryetarëve të komunave dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit. Lidhur me titullin nga neni 132 paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor për zgjedhje të kryetarëve të komunave që të dalin një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore për komunën përkatëse nuk është plotësuar në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Qendër Zhupa dhe Vrapçishtë", informojnë nga Qeveria.

Nga atje theksojnë se lidhur me këtë, konform nenit 134 paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor Qeveria për administratorët për kryerje të punëve nga kompetenca e kryetarit të komunave për këto komuna i emërton Oner Jakupovski për administratorë për Komunën Mavrovë Rostushë, Arijan Ibraim, administrator për Komunën Qendrën Zhupa, Bunjamin Kadriu për Vrapçishtë dhe Fadil Xhelili për Gostivarin. 

Nga Qeveria theksojnë se konform nenit 134 të paragrafit 3, do ta njoftojnë kryetarin e Kuvendit për shkak të shpalljes së zgjedhjeve për kryetar komune. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан