Nesër fillon procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupë
- – Nesër fillon procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupë, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet para personave zyrtarë të seksionit dhe zyrës kompetente rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe pranë një noteri kompetent, çdo ditë pune në periudhën e orarit të rregullt të punës nga ora 8:30 deri në orën 16:30, ndërsa ditën e fundit (30 nëntor 2025) deri në orën 24:00.
Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) – Nesër fillon procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupë, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet para personave zyrtarë të seksionit dhe zyrës kompetente rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe pranë një noteri kompetent, çdo ditë pune në periudhën e orarit të rregullt të punës nga ora 8:30 deri në orën 16:30, ndërsa ditën e fundit (30 nëntor 2025) deri në orën 24:00.
Siç informon KSHZ, Seksioni rajonal i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve – Gostivar është kompetent për mbledhjen e nënshkrimeve për kryetar të komunës Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë dhe Vrapçisht, ndërsa zyra e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve – Dibër është kompetente për mbledhjen e nënshkrimeve për kryetar të komunës Qendra Zhupë.
Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatë të pavarur për kryetarët e këtyre katër komunave përfundon më 30 nëntor 2025, në orën 24.
Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë të komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupë mbahen për shkak të mospërmbushjes së censusit në Zgjedhjet lokale që u mbajtën më 19 tetor 2025 për shkak se në këto komuna nuk është zgjedhur kryetar komune. fc/
Foto: MIA