• вторник, 09 декември 2025

Berat Jakupi ka vendosur të përmbyllë karrierën e tij aktive sportive dhe të pensionohet nga gara

Berat Jakupi ka vendosur të përmbyllë karrierën e tij aktive sportive dhe të pensionohet nga gara

Shkup, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Berat Jakupi, një nga emrat më të suksesshëm dhe më të nderuar të karatesë në vend, ka vendosur të përmbyllë karrierën e tij aktive sportive dhe të pensionohet nga gara, pas një rrugëtimi të jashtëzakonshëm, njoftoi sportisti përmes një kumtese. 

Gjatë karrierës së tij, Berat Jakupi ka arritur rezultate të nivelit më të lartë ndërkombëtar, duke shënuar një kapitull historik për sportin e karatesë

Disa nga arritjet kryesore të karrierës janë: i pari në ranglistën botërore në kategorinë e tij; dy medalje evropiane në nivel seniorësh; nënkampion Evrope (vend i dytë) dhe medalje e bronztë (vend i tretë); katër herë kampion Evrope në grupmoshat kadet, junior dhe U21; medalje e bronztë në Kampionatin Botëror U21; kampion Evrope dhe Botëror për Universitete; kampion i shumëfishtë i Ballkanit dhe kampion shtetëror; tri herë “Sportisti më i mirë i Maqedonisë”; sportist i dalluar i klubit Rabotnicki për rezultate të vazhdueshme elitare.

Karriera e tij është shoqëruar nga përfaqësim dinjitoz, disiplinë profesionale dhe kontribut i jashtëzakonshëm për sportin e karatesë, duke inspiruar një brez të tërë të rinjsh.

Foto: Berat Jakupi



 



Остани поврзан