Autoritetet e Salvadorit kanë sekuestruar 4,3 tonë kokainë në ujërat e Oqeanit Paqësor
- Autoritetet e Salvadorit kanë sekuestruar 4,3 tonë kokainë në një bastisje të katër anijeve në ujërat e Oqeanit Paqësor dhe kanë arrestuar tetë ekuadorian dhe një kolumbian, deklaroi dje presidenti i Salvadorit Naob Bukele, të cituara nga mediat franceze.
San Salvador, 13 janar 2025 (MIA) - Autoritetet e Salvadorit kanë sekuestruar 4,3 tonë kokainë në një bastisje të katër anijeve në ujërat e Oqeanit Paqësor dhe kanë arrestuar tetë ekuadorian dhe një kolumbian, deklaroi dje presidenti i Salvadorit, Naob Bukele, të cituara nga mediat franceze.
"Marina jonë kombëtare ka shkaktuar goditje historike kundër kontrabandës me drogë në ditët e para të vitit 2025, duke bërë katë sekuestrime në një mision në det të hapur, tha Bukele.
Janë sekuestruar 4,3 tonë kokainë në vlerë prej 100 milionë dollarëve, sqaroi presidenti i Salvadorit, duke e përshkruar operacionin si goditje serioze ndaj krimit të organizuar.
Mediat franceze përkujtojnë se marina e Savadorit shpesh zbaton operacione të ngjashme detare.
Vendet e Amerikës Qendrore janë pjesë e rutës kryesore për shpërndarjen e drogës, e cila vjen nga Amerika Jugore (kryesisht nga Kolumbia, Ekuadori dhe Peruja) dhe udhëton drejt SHBA-së, shtet që është konsumatori më i madh i kokainës në botë. mb/
Foto: MIA