• сабота, 29 јуни 2024

Autobusët e NPQ-së sot dhe nesër do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës

Autobusët e NPQ-së sot dhe nesër do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës

Shkup, 21 qershor 2024 (MIA) - Për shkak të festës fetare, Ditës së shpurtrave, sot dhe nesër transporti publik do të qarkullojë sipas itinerarit të së dielës, me përjashtim të linjave 11, 11A, 18A, 32, 47A, 51, 55, 55В, 56, 56А, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës.

Nga Ndërmarrja publike e qarkullimit informojnë se sot prej orës 7:00 deri në orën 14:00 kujdestare do të jenë pikat shitëse të biletave në Gjorçe Petrov dhe tek Qendra e transportit, ndërsa nesër rregullisht do të punojnë të gjitha pikat shitëse dhe qendrat për personalizim.

Teleferiku sot dhe gjatë fundjavës do të punojë si zakonisht, prej orës 10:00 deri në orën 20:00.

Të dielën, siç informojnë nga Ndërmarrja publike e qarkullimit (NPQ), të gjitha automjetet e transportit publik do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан