• петок, 05 декември 2025

Arsenali lider në Ligën e kampionëve pas pesë xhirove

Arsenali lider në Ligën e kampionëve pas pesë xhirove

Londër, 27 nëntor 2025 (MIA) - Ekipi i Arsenalit gjendet në krye të tabelës së Ligës së kampionëve pas pesë xhirove. "Topçinjtë" janë ekipi i vetëm me 15 pikë maksimale.

Arsenali mbrëmë në Londër e mundi Bajernin e Mynihut, duke ua shkaktuar humbjen e parë këtë sezon bavarezëve.

Humbje të parë përjetoi edhe Interi, i cili humbi në Madrid nga Atletiko.

Rezultatet e ndeshjeve të luajtura mbrëmë në Ligën e kampionëve:

Kopenhagë - Kairat 3:2
Pafos - Monako 2:2
Arsenal - Bajerni i Mynihut 3:1
Atletiko Madrid - Inter 2:1
Ajntraht Frankfurt - Atalanta 0:3
Liverpull - PSV 1:4
Olimpiakos - Real Madrid 3:4
PSZh - Totenhem 5:3
Sporting - Klub Brizh 3:0

Tabela: Arsenali 15 pikë, PSZh - 12, Bajerni i Mynihut - 12, Reali i Madridit - 12, Borusia Dortmundi 10, Çellsi 10,... bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан