• сабота, 22 февруари 2025

Arrestohet një kontrabandist i emigrantëve

Arrestohet një kontrabandist i emigrantëve

 Shkup, 22 janar 2025 (MIA) - Nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë, natën e kaluar  në afërsi të vijës kufitare me Republikën e Greqisë, kanë privuar nga liria A.N.(23) nga Bangladeshi, i cili ka udhëhequr një grup prej tetë personash emigrantë nga Nepali, bëri të ditur MPB-ja. 

Emigrantët janë vendosur në Qendrën pranuese - transitore Vinojug, ndërsa ndaj A.N. është ngritur kallëzim penal, pas çka nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditëve.   

 Foto: MPB

 

Остани поврзан