• петок, 11 октомври 2024

Arrestohet krimineli në Gostivar për vuajtjen e dënimit me burg prej 18 muajve

Arrestohet krimineli në Gostivar për vuajtjen e dënimit me burg prej 18 muajve

 Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - MPB informon se në orën 01.10 në rrugën "Zhivko Brajkovski" në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria A.I. (29) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka qenë i involvuar për tregti me drogë dhe në të njëjtën kohë është kërkuar me urdhërarrest. 

Ai është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Korrektues Burgu Tetovë ku ka vuajtur dënim me burg  në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajve për veprën penale të kryer "prodhimi i palejuar, shitje e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан