• вторник, 14 мај 2024

Arrestohen dy dilerë të drogës, janë gjetur mbi tre kilogramë mariuhanë

Arrestohen dy dilerë të drogës, janë gjetur mbi tre kilogramë mariuhanë

Shkup, 6 maj 2024 (MIA) - Dje rreth orës 21:30 minuta në rrugën rajonale Dibër- Strugë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kontrollime Kufitare dhe Mbikqyrje Kufitare Xhepishtë në koordinim me Njësitin për Kriminalitet Ndërkufitar pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim-Dibër i kanë privuar nga liria B.S. (34) dhe D.N. (36), të dy nga Prilepi. 

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë kontrollit të automjetit "pezho" me targa të regjistrimit të Shkupit pronë e kompanisë rent a kar, të cilin e ka drejtuar B.S., kurse pasagjer ka qenë D.N., janë gjetur dhe sekuestruar një çantë me mbi tre kilogramë marihuanë dhe një pushkë automatike me karikator të zbrazët.

Personat janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан