Amerika, Japonia dhe Koreja e Jugut mbajtën stërvitje të përbashkëta detare
- Koreja e Jugut, Amerika dhe Japonia kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta detare në ujërat ndërkombëtarë në jug të ishullit të Koresë së Jugut, Çexhu, në të cilat ka marrë pjesë aeroplanmbajtësi amerikan, me qëllim të forcimit të aftësisë së tre vendeve për t'u përgjigjur kërcënimeve nga Koreja e Veriut, kumtoi Marina e Koresë së Jugut.
Seul, 12 prill 2024 (MIA) - Koreja e Jugut, Amerika dhe Japonia kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta detare në ujërat ndërkombëtarë në jug të ishullit të Koresë së Jugut, Çexhu, në të cilat ka marrë pjesë aeroplanmbajtësi amerikan, me qëllim të forcimit të aftësisë së tre vendeve për t'u përgjigjur kërcënimeve nga Koreja e Veriut, kumtoi Marina e Koresë së Jugut.
Në njoftim theksohet se në stërvitjet e mbajtura dje dhe sot kanë marrë pjesë aeroplanmbajtësi amerikan me uzinë bërthamore Ju-Es-Es "Teodor Ruzvelt", si dhe tre shkatërrues me raketa të drejtuara amerikane, të cilëve u janë bashkuar dy shkatërrues nga Koreja e Jugut dhe Japonia.
Theksohet se gjatë stërvitjeve është zhvilluar aftësia e tre vendeve për t'iu kundërvënë kërcënimeve nga nëndetëset e Koresë së Veriut dhe raketat balistike të lëshuara nga nëndetëset.
Kjo është e fundit në një seri stërvitjesh të përbashkëta të mbajtura që kur SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut ranë dakord në samitin e Kamp Dejvid në gusht të vitit 2023 për të mbajtur stërvitje trepalëshe si një pengesë ndaj kërcënimeve në rritje të sigurisë.
Foto: Fejsbuk