• сабота, 22 февруари 2025

Fon der Lajen: Prioritet kryesor është vendosje e shpejtë e lidhjeve me udhëheqësinë e re në SHBA

Fon der Lajen: Prioritet kryesor është vendosje e shpejtë e lidhjeve me udhëheqësinë e re në SHBA

Strasburg, 22 janar 2025 (MIA) – Qëllimi ynë i parë në marrëdhëniet me udhëheqësinë e re në SHBA do të jetë shpejtë të vendosim lidhje, të jemi të gatshëm për bisedime dhe të jemi pragmatikë në bisedime... Miliona vende të punës varen nga ekonomitë e lidhura mes vete të BE-së dhe SHBA-së, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në fjalimin para eurodeputetëve në Strasburg. 

“Gjithnjë do të respektojnë parimet tona evropiane”, shtoi ajo. 

“Hymë në një epokë të re të rivalitetit gjeostrategjik”, theksoi Fon der Lajen. Sipas saj, veprimet e vendeve të mëdha do të drejtohen para së gjithash drejt realizimit të interesave të tyre. 

“Vlerat tona nuk do të ndryshojnë, por që t’i mbrojmë duhet të jemi ekonomikisht të fuqishëm”. 

“Duhet të ulen çmimet e energjisë, ndërsa në të njëjtën kohë edhe më shumë të ulet varësia jonë nga importi rus i karburanteve. Duhet të investojmë në energji të pastër, ta përmirësojmë rrjetin transmetues”, theksoi Fon der Lajen.  

Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta tha se vendet e BE-së duhet të vazhdojnë me ndihmën për Ukrainën aq sa është e nevojshme. 

Sipas fjalëve të tij, anëtarësimi i Ukrainës, Moldavisë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në BE është investimi më i madh në paqen dhe sigurinë për shoqërinë evropiane dhe kontinentin. fc/

Остани поврзан