• среда, 08 јануари 2025

Aliev: Aksidenti i aeroplanit të "Azerbajxhan erlajns" nuk do kishte ndodh nëse do të respektoheshin rregullat

Aliev: Aksidenti i aeroplanit të

Baku, 6 janar 2025 (MIA) - Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev, deklaroi sot se aksidenti i aeroplanit të "Azerbajxhan erlajns" që u rrëzua më 25 dhjetor në afërsi të qytetit të Kazakistanit, Aktau, gjatë përpjekjes për të bërë ulje emergjente, kur humbën jetën 38 persona, nuk do të kishte ndodhur nëse do të respektoheshin të gjitha rregullat e shërbimeve tokësore, si dhe koordinimi i duhur mes forcave të armatosura dhe shërbimeve civile.

"Shteti i Azerbajxhanit i ka vlerësuar gjithmonë veprimet dhe heroizmin e djemve dhe vajzave të tij", tha Aliev në një takim me familjet e anëtarëve të ekuipazhit që humbën jetën dhe anëtarët e mbijetuar të ekuipazhit të aeroplanit.

Ai theksoi se edhe kësaj radhe u është dhënë mirënjohje heroizmit të ekuipazhit. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан