• петок, 23 август 2024

Vizita e nëntë e Blinkenit në Lindjen e Mesme përfundoi pa ndonjë marrëveshje për armëpushim në Gazë

Vizita e nëntë e Blinkenit në Lindjen e Mesme përfundoi pa ndonjë marrëveshje për armëpushim në Gazë

Uashington, 21 gusht 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken ka përfunduar vizitën e tij të nëntë në Lindjen e Afërt që nga shpërthimi i luftës në Gazë pa ndonjë sukses të rëndësishëm në arritjen e një marrëveshje për ndërprerje të zjarrit.

Ai dje paralajmëroi se "koha është me rëndësi thelbësore" kur bëhet fjalë për arritjen e një armëpushimi. Diplomati i lartë amerikan dje i bëri apel Hamasit që të pranojë urgjentisht planin e armëpushimit për të lehtësuar vuajtjet në Gazë, por gjithashtu hyri në një grindje publike me Izraelin me çka përfundon raundi i ri i përpjekjeve diplomatike.

"Koha është me rëndësi thelbësore", tha Blinkeni pasi vizitoi ndërmjetësuesit e rëndësishëm arab, Katarin dhe Egjiptin si dhe Izraelin.

"Çdo ditë që kalon më shumë gjëra të këqija mund t'u ndodhin njerëzve të mirë që nuk e meritojnë atë", u tha ai gazetarëve para se të largohej nga Doha. "Kjo patjetër duhet të zgjidhet në ditët në vazhdim dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta arritur këtë", tha ai për propozimin për armëpushim.

SHBA javën e kaluar paraqitën ide për kapërcimin e dallimeve dhe përmes Katarit dhe Egjiptit, ushtroi presion ndaj Hamasit që të pranonte dhe të kthehet në bisedimet këtë javë në Kajro.

Por, një ditë pasi Blinkeni deklaroi se aleati i SHBA-së, Izraeli kishte rënë dakord për pikat kyçe, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u citua nga mediat izraelite që të mos pajtohet për një pikë kyçe.

Blinkeni deklaroi se Izraeli kishte rënë dakord tashmë për "planin dhe loakcionin" e tërheqjes së trupave nga Gaza.

"Që nga fillimi i luftës ka qenë ‘shumë e qartë se SHBA nuk pranon asnjë pushtim afatgjatë të Gazës nga Izraeli", tha Blinkeni kur u pyet për deklaratat e Netanjahut.

Analistët vlerësojnë se Blinkeni shpresonte ta shtynte Netanjahun të bënte kompromis duke i ofruar atij perspektivën që Izraeli të arrinte një normalizim më të madh me botën arabe, duke përfshirë çmimin e madh - Arabinë Saudite, mbrojtës i të dy vendeve më të shenjta të Islamit.

Presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi, në një takim me Blinkenin në rezidencën e tij në El Alamin i tha se "është koha për t'i dhënë fund luftës në vazhdim", sipas një kumtese zyrtare të Egjiptit.

Hamasi, nga ana e tij, këmbëngul se është "i angazhuar të arrijë një armëpushim", por ka protestuar ndaj "kushteve të reja" të Izraelit në propozimin e fundit të SHBA-së.

Irani është zotuar të hakmerret, por është përmbajtur për momentin pasi që SHBA-ja dërgoi forca shtesë dhe paralajmëruan se një luftë rajonale mund të prishë gjasat për një armëpushim në Gazë.

Netanjahu është përballur me protesta publike në Izrael me të cilat i bërë thirrje atij të pranojë një armëpushim i cili do të sillte në shtëpi pengjet që u rrëmbyen më 7 tetor si ushtarë të burgosur.

Sipas planit amerikan, luftimet do të ndalen për gjashtë javët e para, përderisa pengjet izraelite shkëmbehen me të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite dhe derisa ndihmat humanitare hyn në Gaza. rq/

Foto: EPA

 

 

Остани поврзан