• понеделник, 07 октомври 2024

Tre të rinj e humbën jetën në aksidentin në rrugën Gjilan - Prishtinë

Tre të rinj e humbën jetën në aksidentin në rrugën Gjilan - Prishtinë

Prishtinë, 6 tetor 2024 (MIA) - Tre të rinj të moshës reth njëzet vjeç e humbën jetën në aksidentin e trafikut që ndodhi mbrëmë vonë në rrugën Gjilan - Prishtinë, me ç'rast automjeti ka rënë në Liqenin e Badocit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas mediumeve, ata me automjetin e tyre kanë rënë në Liqenin e Badocit, prej ku janë nxjerrë sot në mëngjes, pas gjurmimit shtatëorësh nga ana e ekipeve shpëtimtare të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Informatën për aksidentin e rëndë rrugor në deklaratë për mediumet e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

"Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku", tha Ahmeti.

 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан