• понеделник, 07 октомври 2024

Përmbytje në Kroaci: Gjendje e rëndë në Karlovac, Brodarici dhe Borlin

Përmbytje në Kroaci: Gjendje e rëndë në Karlovac, Brodarici dhe Borlin

Zagreb, 6 tetor 2024 (MIA) - Prefekti i qytetit kroat Karlovac, Damir Mandiq, ka deklaruar sot se uji nga vërshimet ka hyrë në 25 shtëpi familjare dhe janë dëmtuar shumë oborre dhe objekte afariste. Situata më e vështirë është në Brodarici dhe Borlin, si dhe në bregun e majtë të lumit Kupa.

Ndonëse dëmet janë të konsiderueshme, Mandiq tha se nuk pritet shpallja e fatkeqësisë natyrore, transmeton portali Indeks.

"Do ta vlerësojmë dëmin nesër, por tashmë e dimë se nuk është aq i madh sa vitet e kaluara", tha Mandiq.

Ai theksoi se niveli i ujit ka rënë, qytetarët kanë marrë tharëse për hapësirat, ndërsa nesër do të rregullohet terreni. "Besoj se deri të hënën do të kemi kushte normale të jetesës", tha Mandiq.  mb/

Foto: Printskrin

Тагови

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан