• понеделник, 07 октомври 2024

Parisi u përgjigjet kritikave të Netanjahut: Mbështetja për Izraelin mbetet

Parisi u përgjigjet kritikave të Netanjahut: Mbështetja për Izraelin mbetet

Paris, 6 tetor 2024 (MIA) - Si përgjigje ndaj kritikave të kryeministrit izraelit, Benjamin netanjahu ndaj presidentit francez, EManuel Makron për shkak të thirrjes së tij për ndalesë të dërgesës së armëve për Izraelin, Parisi sot sërish e konfirmoi mbështetjen e vet për Izraelin.

Në deklaratë, pallati presidencial shprehi keqardhje për fjalët e "ekzagjeruara" të Netanjahut, duke shfaqur bindje se Franca nuk do të lejojë që Irani apo grupet e tij proruse ta sulmojnë Izraelin, lajmëroi DPA.

Zyra e Makronit kumtoi se presidenti beson se është e domsodoshme urgjentisht të parandalohet prëshkallëzimi në rajon, përfshirë edhe ndërprerje urgjente të zjarrit në Rripin e Gazës. Në këtë kontekst, presidenti bëri thirrje për ndalesë të dërgesave të armëve për Izraelin, të cilat janë të dedikuara për shfrytëzim në Gazë.

Kjo deklaratë pasoi pas kritikave të Netanjahut i cili dje thirrjen e Makronit për ndalesë të dërgimit të armëve e cilësoi si "të turpshme".

"Izraeli do të fitojë me ose pa ju", deklaroi Netanjahu, sipas kabinetit të tij.

Në video porosinë në platformën X, Netanjahu tha se thirrjet për embargo të armëve nga ana e Makronit dhe liderëve të tjerë perëndimorë vijnë në kohën kur Izraeli mbrohet në "shtatë fronte kundër armiqve të civilizimit".

"Turp për ata", shtoi ai.

Më 7 tetor 2023, terroristë të organizatës militante Hamas dhe grupet aleate e sulmuan Izraelin, duke kryer masakra brutale, në të cilat u vranë mbi 1.200 njerët dhe rreth 250 persona u rrëmbyen.

Nga ai sulm masiv, Izraeli zbaton operacione masive ushtarake në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave më të reja nga autoritetet shëndetësore në Gazë, për një vit janë vrarë mbi 41.800 persona. ab/

foto: arkivi

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан