• вторник, 07 јануари 2025

Shkupi në vendin e 23-të për sa i përket ndotjes së ajrit, nga qyteti me kontrolle të përforcuara inspektuese, pushteti kërkon bashkëpunim më të madh me komunat

Shkupi në vendin e 23-të për sa i përket ndotjes së ajrit, nga qyteti me kontrolle të përforcuara inspektuese, pushteti kërkon bashkëpunim më të madh me komunat

Shkup, 5 janar 2025 (MIA) - Shkupi është në vendin e 23-të sipas ndotjes së ajrit në nivel botëror dhe është i treti për ajrin më të ndotur në Evropë pas Sarajevës e cila është në vendin e 11-të dhe Prishtinës e 20-të, tregon tabela e platformës "Aj kju air".

Niveli i grimcave të dëmshme PM të matura në orën 11:30 është 121 njësi, kjo është arsyeja pse të sëmurëve kronikë dhe fëmijëve nuk u rekomandohet të dalin jashtë

Dy ditë më parë, Shkupi ishte qyteti më i ndotur në botë, kur sipas platformës "Aj kju air", në kryeqytet janë vërejtur 263 njësi të grimcave të dëmshme.

Ndërkohë, nga Qyteti i Shkupit sot njoftuan se zbatohen kontrolle të përforcuara inspektuese dhe shqiptohen gjoba si dhe akuzojnë se nga 14  institucione tjera që kanë kompetencë për mjedisin jetësor vetëm ata janë në terren. Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor, Ane Lashkoska dje tha se masat afatshkurta dhe afatgjata të miratuara nga Qeveria janë në fuqi dhe apeloi komunat dhe të gjitha institucionet kompetente që të përfshihen në aktivitetet për ballafaqimin me ndotjen e ajrit. Ajo gjithashtu kërkoi që vetëqeverisjet lokale të dërgojnë inspektorë komunalë në terren, veçanërisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe jo vetëm në ato që kanë licencë A dhe B të integruar.

Nga Qyteti i Shkupit njoftuan se inspektorët nga Inspektorati i Qytetit vazhdojnë me mbikëqyrjen e intensifikuar inspektuese në terren 24 orë në ditë, me qëllim të uljes së ndotjes së ajrit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Менувањето на имињата на улици се прави на насилен пат, без квалитетна јавна дебата и со многу политика.  Од ветениот зиплајн, луна парк, нови булевари, подземни сообраќајници, тунел под кале

"Dënohen pa kriter të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin, ndotin mjedisin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Qyteti i Shkupit në vitin e kaluar ka shqiptuar gjoba nga 9 deri në 100 mijë euro për persona juridikë dhe gjoba përkatëse ndaj personave fizik, te të cilët është konstatuar se krijojnë deponi ilegale, i djegin dhe shkelin ligjin", njoftuan sot nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në qytetin e Shkupit.

Nga atje theksuan se në kushtet e rritjes së ndotjes së ajrit të qytetit të Shkupit, përveç Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, në qytet janë gjithsej 14 institucione tjera që kanë kompetencë dhe obligim të veprojnë në rast të ndotjes së mjedisit dhe rrezikimit të shëndetit të qytetarëve. Ndër to janë, Ministria e Mjedisit Jetësor, Ministria e Punëve të Brendshme, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit, Shërbimet inspektuese të dhjetë komunave në qytetin e Shkupit", theksuan nga atje.

Në kumtesë shtohet se deri më tani çdo ditë reagon vetëm Qyteti i Shkupit, “ndërsa të tjerët nuk veprojnë, edhe pse e kanë obligim ligjor.

"Gjatë javës së kaluar, inspektorët e mjedisit jetësor të qytetit të Shkupit dhe inspektorët komunalë kanë shqiptuar gjoba për më shumë se 20 autorë dhe çdo javë janë shqiptuar mesatarisht nga 20 deri në 30 sanksione. Qyteti i Shkupit vitin e kaluar ka ngritur disa kallëzime penale për hedhjen dhe djegien e mbeturinave të rrezikshme dhe rrezikim të mjedisit jetësor, për përgjegjësi penale kundër kryerësve të konstatuar hedhjen e mbeturinave të rrezikshme, me të cilat dëmton qytetin dhe rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Shkupit", sqarojnë nga Qyteti i Shkupit.

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, Qyteti i Shkupit zbaton masa specifike gjatë gjithë vitit, gjegjësisht jepen subvencione për inverterë, biçikleta, pastrim oxhaqesh, ndërrim të kulmeve nga azbesti.

Nga Qyteti i Shkupit theksuan se bëhet pastrimi i shpeshtë mekanik i rrugëve dhe trotuareve në kompetencë të qytetit dhe larja e tyre kur e lejojnë kushtet atmosferike, në përputhje me afatet ligjore. 

Në mënyrë aktive po kontrollohet zbatimi i vendimit dhe kontrolli i regjimit të komunikacionit për automjete të rënda transportuese, destinacioni i fundit i të cilave nuk është Shkupi, në koordinim me MPB-në për shfrytëzimin e rrethrrotullimit. Ata kujtojnë se Qyteti i Shkupit ka aplikuar me projektin e vet dhe në mënyrë të pavarur ka furnizuar gjashtë autobusë ekologjikë nga Bashkimi Evropian, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit të ambientit.

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor, Ane Lashkoska gjatë vizitës së djeshme në Prilep, deklaroi se janë duke u bërë kontrolle të zgjeruara te prodhuesit me leje të integruara A dhe B, në stacionet e kontrollit të automjeteve, kontrolli i aktiviteteve ndërtimore, si dhe bashkëpunimi me komunat që duhet nëpërmjet Inspektoratit, të forcojë kontrollet, si pjesë e masave për uljen e ndotjes së ajrit.

Lashkoska theksoi se para rreth dy muajsh janë miratuar një sërë masash afatshkurtra dhe afatgjata për ndotjen e ajrit. Masat afatshkurtra, siç sqaroi ajo, do të jenë në fuqi për aq kohë sa të zgjasë sezoni i ngrohjes. Sipas saj, ato masa janë zhvilluar së bashku me Ministritë e Punëve të Brendshme, Transportit, Ekonomisë dhe Punës, me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Çështjeve Sociale, si dhe me komunat dhe qytetin e Shkupit, “sepse vetëm së bashku mund të luftojmë me këtë problem”.

Pjesë e masave, shtoi ajo, është edhe rritja e kontrollit të stacioneve të kontrollit të automobilave, pasi u konstatua se një nga ndotësit më të mëdhenj janë veturat, veçanërisht karburantet dizel.

Kërkohet bashkëpunim më i madh me komunat. Një nga rekomandimet, siç theksohet, është larja e shpeshtë e rrugëve në këtë periudhë të sezonit të ngrohjes, sepse një nga treguesit ishte se pluhuri është një ndotës i madh.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ishin një nga ndotësit më të mëdhenj dhe aty tashmë kanë filluar kontrollet inspektuese.

Problemi më i madh i ndotjes, siç u theksua, ngrohja, nuk mund të zgjidhej plotësisht në këtë moment. Qeveria ka një plan afatgjatë, u theksua, të bërë për periudhën 2024-2030, i cili parashikon një ndryshim gradual të sistemeve të ngrohjes, fillimisht në institucionet shtetërore dhe komunale.

"Në ndërkohë kemi një projekt që është në vazhdim e sipër në bashkëpunim me Bashkimin Evropian nga komponenti IPA 3. Përmes atij projekti dhuruam gjashtë autobusë ekologjikë në Shkup, planifikohet ndryshimi i sistemeve të ngrohjes së 70 institucioneve shtetërore në disa qytete. Por, planet e veprimit janë të kota nëse nuk kemi mbështetje nga komunat, nga të gjitha institucionet dhe nga të gjitha palët e përfshira", nënvizoi Lashkoska.

Sipas Lashkoskës, në këtë periudhë kritike duhet të merren parasysh edhe kushtet e komunikacionit nëpër qytete. Ishte paraparë vendosja e një regjimi të posaçëm të trafikut në të gjitha komunat.

Partia politike e Majta kërkoi sot shkarkimin e Mexhitit dhe shpalljen e menjëhershme të gjendjes së krizës. Ata kërkuan nisjen e një aksioni masiv për të luftuar ndotjen e ajrit.

Скопје, 16 мај 2022

 

Sipas tyre, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i cili si ministër i Mjedisit duhet të jetë kujdestari kryesor i shëndetit dhe natyrës sonë, e ka kthyer Ministrinë në selinë e tij personale të partisë dhe funksionin e kryen ekskluzivisht për promovimin e Shqipërisë së Madhe, axhendave dhe projekteve etno-shoviniste. Ndërkohë, shtojnë ata, mijëra qytetarë po vdesin nga ajri kancerogjen, nga sëmundjet kronike dhe komplikimet që lidhen me këtë fatkeqësi, duke mos ditur përkatësinë e tyre etnike. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан