Siljanovska-Davkova: Krishtlindjet janë simbol i jetës, dashurisë, respektit dhe solidaritetit
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe krishtere Krishtlindjet, u ka dërguar urim të gjithë qytetarëve që e festojnë ditën e lindjes së Krishtit.
Shkup, 6 janar 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe krishtere Krishtlindjet, u ka dërguar urim të gjithë qytetarëve që e festojnë ditën e lindjes së Krishtit.
"Krishtlindjet kanë qenë, janë dhe do të mbeten përgjithmonë festa krishtere sublime dhe e ndritur, simbol i jetës, dashurisë, respektit dhe i solidaritetit. Lindja e Krishtit na mëson dhe na frymëzon si të duam, të përhapim paqen dhe harmoninë, të ndihmojmë të pafuqishmit, të japim mbështetje dhe të ofrojmë ngushëllim pa rezerva. Krishtlindjet simbolizojnë vitalitetin e besimit dhe shpresës, si thelbësore për natyrën njerëzore. Le të hapim zemrat tona për të gjithë njerëzit në këtë ditë Krishtlindjesh, le të përpiqemi të kuptojmë nevojën e të gjithëve për lumturi, për të kontribuar në mirëqenien sociale", thuhet në urim.
Urimi iu dërgua edhe kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase z.z. Stefanit dhe kryetarit të Përfaqësisë Kishtare të Kishës Ungjillore - Metodiste, Emil Zaev. mb/
Foto: MIA