• понеделник, 13 јануари 2025

Shënohet 17-vjetori i aksidentit të helikopterit në të cilin humbën jetën njëmbëdhjetë pjesëtarë të Armatës

Shënohet 17-vjetori i aksidentit të helikopterit në të cilin humbën jetën njëmbëdhjetë pjesëtarë të Armatës

Shkup, 12 janar 2025 (MIA) – Me një minutë heshtje dhe vendosje të luleve të freskëta në lapidarin në Bllacë të Katllanovës, sot u shënua shtatëmbëdhjetë vjetori i vdekjes tragjike të njëmbëdhjetë pjesëtarëve të Armatës, të cilët i humbën jetët e tyre duke u kthyer nga misioni paqeruajtës ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë. 

Siç bënë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes homazhe për të vdekurit bënë delegacione nga MM dhe Shtatmadhoria e Armatës, e kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral major Sashko Lafçiski, nga Komanda për Operacione, brigada e këmbësorëve, VING-u ajror, nga komuna Petrovec, si dhe anëtarët e familjeve. 

“Paraprakisht në kazermën ‘Strasho Pinxhur’ në Petrovec, në lapidarin para komandës së VING-ut ajror me vendosje të luleve të freskëta homazhe u bënë nga ana e pjesëtarëve të VING-ut ajror. Homazhe për njëmbëdhjetë pjesëtarët e vdekur maqedonas do të bëhen edhe në parkun përkujtimor në kampin Butmir, Sarajevë, në Bosnjë e Hercegovinë ku pjesëtarët tanë ishin pjesë e misionit ALTEA”, bëjnë të ditur në kumtesë. 

Në aksidentin e helikopterit, para shtatëmbëdhjetë vjetëve, duke u kthyer nga misioni paqësor ALTEA në mënyrë tragjike jetët i humbën nënkoloneli Toni Spasovski, majori Goran Ristovski, kapedanët Brane Spasovski dhe Igor Gjoreski, rreshterët Sllavço Vasilev dhe Toni Davitkovski, rreshterët më të vjetër Janko Shiriq dhe Aleksandar Taskovski, rreshterët Miki Ivanovski dhe Aleksandar Vasiç dhe tetari Zllatko Veljanoski. fc/

Fotografia: Ministria e Mbrojtjes

Тагови

Остани поврзан