• вторник, 14 јануари 2025

Në komunën e Gostivarit është parashikaur të financohen projekte për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe mjedisit jetësor

Në komunën e Gostivarit është parashikaur të financohen projekte për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe mjedisit jetësor

Gostivar, 13 janar 2025 (MIA) – Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti gjatë vizitës së sotme në komunën e Gostivarit paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të investohet në më shumë projekte infrastrukturore. Ai theksoi se kjo është pjesë e prioriteteve të Qeverisë për zhvillimin e infrastrukturës së bazë për zhvillimin e komunave. 

Mexhiti pas takimit me nikoqirin e tij, kryetarin Valbon Limani, theksoi se këto janë investime më të mëdha. Ato do të realizohen në fushën e përmirësimit të infrastrukturës rrugore, si dhe do të punohet për përmirësimin e situatës me mjedisin jetësor nëpërmjet ndërtimit të rrjeteve të ujërave të zeza, kolektorëve dhe blerjes së pajisjeve për higjienë komunale.

"Sot fokusi i diskutimit ishte në projektet që ne i kemi realizuar, ndërsa disa prej tyre janë në proces të fillimit të zbatimit në këtë komunë dhe që si Qeveri dhe si MMJPH besojmë se janë në thelb për krijimin e një shoqërie moderne dhe cilësore me një investim në standardin e jetesës së qytetarëve, ekonominë dhe mjedisin jetësor. Projektet që ne i përkrahim dhe i zbatojmë në komunën e Gostivarit, por edhe në të gjitha komunat tjera, nuk janë vetëm zgjidhje afatshkurtra, por edhe strategji afatgjata për përmirësimin e cilësisë së jetës, tha Mexhiti.

Ai theksoi se nga buxheti i MMJPH për vitin 2025 janë parashikuar mjete për sigurimin e funksionalizimit të projektit për kolektor fekal, kanalizim fekal dhe atmosferik për bllokun urban 21, për të cilin paraprakisht ishin investuar mbi 87 milionë denarë, ndërsa tani janë siguruar 35 milionë denarë shtesë, me çka ky projekt do të përfundojë në tërësi.

Përmes projekteve të financuara nga BEI, vitin e ardhshëm do të ndërtohet edhe rezervuari për fshatin Çegran, me rrugë qasëshe në vlerë prej 30 milionë denarë, si dhe sistemin e kanalizimit fekal. Ministri Mexhiti theksoi se me projektin rajonal për mbetje të ngurta, me mbështetjen e BERZH-it për komunën e Gostivarit do të sigurohen pajisje për selektimin e mbeturinave për amvisëri, furnizimin e kamionëve për transportin e mbetjeve, sipas kërkesave të komunës.

 

"Në kuadër të këtij projekti për komunën e Gostivarit do të sigurohen 3.300 shporta nga 120 litra, 210 kontenjerë, si dhe sigurimi i 11 kamionëve për transportin e mbetjeve", tha Mexhiti.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani shprehu kënaqësi nga vizita e Mezhitit me të cilin kanë biseduar për të gjitha projektet në fushën e infrastrukturës që do të përkrahen nga shteti.

“Përveç atyre që janë në vijim, diskutuam edhe për projektet që planifikojmë të realizojmë në vitin 2025. Një pjesë janë programet e ministrisë, por edhe në kuadër të programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Në thirrjen e dytë janë duke u përgatitur më shumë se 40 projekte, të cilat shpresoj se do të ndihmojnë në krijimin e kushteve më të mira dhe infrastrukturës më të mirë për qytetin dhe qytetarët tanë", tha Limani.

Mexhiti theksoi se me programin për shfrytëzimin e mjeteve për grante kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale për projekte infrastrukturore për vitin 2024, Ministria e Transportit ka ndarë mjete për komunën e Gostivarit në shumë pak mbi 161 milionë denarë për realizim të disa projekteve për rikonstruimin e rrugëve dhe infrastrukturës rrugore. ls/

Foto: MIA 

 

Остани поврзан