• понеделник, 28 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Propozim ligji për Prokurorinë publike është publikuar në ENER

Propozim ligji për Prokurorinë publike është publikuar në ENER

Shkup, 14 prill 2025 (MIA) - Propozim ligji për Prokurorinë Publike është publikuar në Regjistrin elektronik nacional të rregullave (ENER), kumtuan sot nga Ministria e Drejtësisë dhe potencuan se ky ligj është i një rëndësie të jashtëzakonshme për promovimin e sundimit të ligjit dhe është përgatitur në përputhje me Strategjinë për zhvillimin e sektorit të drejtësisë (2024-2028), Planin e veprimit për zbatimin e strategjisë për Zhvillimin e sektorit të drejtësisë (2024 - 2025) si dhe Agjendën reformuese.

"Zgjidhjet e propozuara në lidhje me buxhetin e prokurorisë publike do t'i mundësojnë për herë të parë prokurorisë publike që në mënyrë të pavarur të disponojë me buxhetin në shumën e plotë prej së paku 0.5 për qind të Buxhetit. Deri më tani edhe përkundër të gjitha reformave gjoja të realizuara në gjyqësor, asnjëherë nuk janë siguruar plotësisht kushtet hapësinore, teknike dhe të tjera për të mundësuar punën efikase të prokurorisë publike dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", theksohet në kumtesë.

Me propozim ligjin, shtohen nga Ministria e Drejtësisë, për herë të parë rregullon procedurën për zgjedhjen e prokurorit publik të RMV-së, duke inkorporuar rekomandimet e Misionit vlerësues për përzgjedhjen transparente të kandidatëve më të mirë për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në mënyrë shtesë, parashikohen afate të sakta për të gjitha procedurat e përzgjedhjes, promovimit apo disiplinës, duke tejkaluar kështu disa nga mospërputhjet të cilat kanë treguar rezultate katastrofike në praktikë.

Sipas Agjendës reformuese, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë, ky ligj së bashku me Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë duhet të miratohen jo më vonë se deri në dhjetor të vitit 2025. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан