• среда, 13 ноември 2024

PE: Zelenski do t'u drejtohet deputetëve nga Kievi me rastin e 1.000 ditëve luftë

PE: Zelenski do t'u drejtohet deputetëve nga Kievi me rastin e 1.000 ditëve luftë

 Bruksel, 12 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t'u drejtohet nga Kievi eurodeputetëve në Parlamentin Evropian (PE) në mes të nëntorit, kur do të takohen për të shënuar 1.000 ditë nga lufta në Ukrainë, tha kryetarja e PE-së Roberta Mecola, transmetoi Beta.

 "Paralajmëroj një seancë plenare të jashtëzakonshme të PE të martën, më 19 nëntor, me rastin e përkujtimit të 1.000 ditëve të guximit të popullit të Ukrainës" që nga pushtimi i Rusisë që filloi më 24 shkurt të vitit 2022", ka shkruar Mecola në platformën X.

"Presidenti Zelenski do të na bashkohet nga Ukraina dhe do t'u drejtohet deputetëve", shtoi ajo.

 Disa vende të Bashkimit Evropian druajnë se kthimi i Donald Trampit në Shtëpinë e Bardhë do të çojë në një reduktim të mbështetjes amerikane për Ukrainën.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан