• недела, 30 март 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Paraburgimi efektiv për dy ish kryetarët e komunës së Koçanit është zëvendësuar me arrest shtëpiak

Paraburgimi efektiv për dy ish kryetarët e komunës së Koçanit është zëvendësuar me arrest shtëpiak

Shkup, 26 mars 2025 (MIA) - Masa “paraburgim efektiv” për ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrievski dhe Nikolço Iliev është zëvendësuar me arrest shtëpiak, ndërsa në arrest shtëpiak është edhe ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Këtë vendim e ka marrë Gjykata Themelore në Koçan, duke vepruar sipas ankesave të 17 të dyshuarve për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan.

14 personave të mbetur iu refuzuan ankesat dhe u konfirmua masa e paraburgimit.

Nga Prokuroria theksojnë se është parashtuar ankesë në Gjykatën e Apelit në Shtip kundër vendimit për dy kryetarët e komunave, për të cilët kërkohet kthimi i masës së paraburgimit efektiv.

Në paraburgim mbetet kryetari aktual i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, i cili dha dorëheqje nga posti pas tragjedisë.

Në zjarrin që ndodhi në diskotekën "Puls", në Koçani më 16 mars e humbën jetën 59 persona, ndërsa rreth 200 të lënduar po mjekohen në spitalet e vendit dhe jashtë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан