• петок, 27 декември 2024

OEMVP kërkon 500 euro pagë minimale, kontribute më të ulëta dhe shpërndarje të administratës në sektorin privat

OEMVP kërkon 500 euro pagë minimale, kontribute më të ulëta dhe shpërndarje të administratës në sektorin privat

Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Paga minimale të jetë 500 euro, kontributet të ulen nga 47,7 në 32 për qind, ndërsa një pjesë e administratës të shpërndahet në sektorin privat, kërkon Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP).

Oda sot ka aktualizuar sërish çështjen e kthimit të TVSH-së për kompanitë. Siç deklaroi kryetari i OEMVP-së, Mendi Qura, edhe qeveria e mëparshme edhe ajo aktuale janë vonuar me kthimin e taksës.

Në konferencën për shtyp të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore e mbajtur më 26.12.2024 në ambientet e OEMVP-së, kryetari i Odës, z. Mendi Qyra, prezantoi zhvillimet ek

"Për administratën, propozimet tona janë nga e kaluara, që para se të vinte kjo Qeveri. Mendojmë se administrata është e mbingarkuar dhe duam që një pjesë e saj të rikualifikohet në sektorin privat. Për pagën minimale, gjithashtu, kemi një vit që flasim dhe kërkojmë që ajo të jetë 31.500 denarë. Kërkojmë edhe uljen e kontributeve, sepse mendojmë se janë shumë të larta dhe është një barrë që penalizon pagën. Tek ne është progresive, sa më shumë rrogë të japësh, jep më shumë kontribute. Në një mijë euro paguhet 52 për qind, nuk ​​paguhet 47 për qind. Për pagën minimale paguhet 47,5 për qind, ndërsa për pagë më të lartë, prej një mijë euro për shembull, 52 për qind. Në Slloveni, ku ka pagë më të lartë, 42 për qind shkon më poshtë, prej 42 në 41,... Në mënyrë të tillë stimulohet. Për TVSH-në, arsyetimi ishte vakuumi mes ndryshimeve, kështu që Qeveria e mëparshme para zgjedhjeve vonoi kthimin, ndërsa e tashmja kur erdhi, gjithashtu vonon. Dhe kështu, kohë pas kohe ndonjë kompanie i paguhet, pastaj kthehet, pastaj ndryshohet numri", theksoi Qura.

Ai nuk saktësoi se si do të stimulohej kalimi i mundshëm i një pjese të administratës tek biznesi, nëse përmes një lloj shpërblese për largim apo paga më të larta.

"Nga të dy palët, edhe nga Qeveria duhet të shpërndahen mjete, edhe nga kompanitë në mënyrë që ata punëtorë të stimulohen të kalojnë nga administrata në sektorin privat", theksoi kryetari i OEMVP-së. rq/bsh/

Foto/video: MIA

Тагови

Остани поврзан