• сабота, 31 јануари 2026

Një shtetase kroate e dyshuar për dhunë në familje në Kavadar

Një shtetase kroate e dyshuar për dhunë në familje në Kavadar

Shkup, 26 janar 2026 (MIA) - Prokuroria themelore publike Kavadar inicoi procedurë kundër një 30-vjeçareje, shtetase kroate me qëndrim të përkohshëm në Kavadar, e cila dyshohet se ka kryer vepër penale - Lëndim trupor nga neni 130 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit penal.

Siç ceket në kumtesën e Prokurorisë, dje në mëngjes në gjendje të dehur, me prani të 2,61 promilëve alkool në gjak, e dyshuara ka kryer dhunë familjare dhe i ka shkaktuar lëndime në trup bashkëshortittë saj. Pas zënkës verbale, e ka marrë thikën dhe e ka goditur të dëmtuarin me të në shpatullën e majtë dhe të djathtë, e më pas e ka gërvishtur në qafë dhe në trup.

Prokurori publik, duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat, vëerësoi se janë përmbushur bazat ligjore dhe gjykatësittë procedurës paraprake nga Gjykata themelore Kavadar i ka parashtruar propozim për caktim të masës së paraburgimit për të dyshuarën. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан