• недела, 01 февруари 2026

Mickoski: Të dhënat e prodhimit industrial janë konfirmim i punës së palodhur, rezultate edhe më të mira në periudhën e ardhshme

Mickoski: Të dhënat e prodhimit industrial janë konfirmim i punës së palodhur, rezultate edhe më të mira në periudhën e ardhshme

Shkup, 31 janar 2026 (MIA) - Të dhënat e fundit mbi prodhimin industrial në dhjetor janë konfirmim se rezultatet e punës së palodhur po dalin në pah, beson kryeministri Hristijan Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Tetovë, kryeministri tha se pret rezultate edhe më të mira në periudhën e ardhshme.

"Dje, Enti Shtetëror i Statistikës publikoi të dhënat për prodhimin industrial për dhjetorin. Përsëri kemi rritje të prodhimit industrial, mendoj se me 2.3 përqind, por ajo që është më e rëndësishme është se gjatë gjithë vitit 2025, pas një kohe shumë të gjatë, prodhimi industrial është në rritje, dhe e njëjta gjë vlen edhe për industrinë përpunuese", tha Mickoski.

Dje, Enti Shtetëror i Statistikës publikoi informacion se prodhimi industrial në dhjetor është rritur me 2,3 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. sa/

Foto: Printskrin

 

Остани поврзан