• недела, 01 февруари 2026

Nga nesër fillon "Qyteti i Sigurt", MPB apelon të respektohen rregullat e trafikut

Nga nesër fillon

Shkup, 31 janar 2026 (MIA) - Në territorin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës dhe në korridoret 8 dhe 10 nga nesër fillon sanksionimi përmes projektit "Qyteti i Sigurt". Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se në fazën e parë sistemi do të detektojë katër shkelje tipike të trafikut - parkim i paligjshëm, tejkalim i shpejtësisë, kalim në dritë të kuqe të semaforit dhe drejtim i automjetit me leje trafiku të skaduar.

"Sistemi "Qyteti i Sigurt" është një investim jashtëzakonisht i rëndësishëm në sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe gjithë shtetit, do të shpëtojë jetë njerëzish, do ta rregullojë trafikun, ndërsa do t'i sanksionojë të gjithë ata që nuk duan t'i respekrojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut në dëm të tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë me trafikun. Kamerat janë vendosur në pika kritike të trafikut ku shpesh herë ndodhin kundërvajtje", thonë nga MPB. 

MPB apelon te qytetarët t'i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан