• недела, 01 февруари 2026

Mickoski për mbylljen e dialogut pas monitorimit me Këshillin e Evropës: Me këtë Evropa njeh se jemi një demokraci e pjekur dhe se kemi një qeveri funksionale e cila kujdeset për të ardhmen e këtij shteti

Mickoski për mbylljen e dialogut pas monitorimit me Këshillin e Evropës: Me këtë Evropa njeh se jemi një demokraci e pjekur dhe se kemi një qeveri funksionale e cila kujdeset për të ardhmen e këtij shteti

 Shkup, 31 janar 2026 (MIA) - Kjo është një ngjarje, krah për krah me ditën e shpalljes së pavarësisë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski  për mbylljen e dialogut pas monitorimit të Maqedonisë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).

"Ky është një tjetër konfirmim se kjo është një ngjarje krah për krah me ditën e shpalljes së pavarësisë së shtetit, sepse me këtë njohje nga Këshilli i Evropës se po hiqet pas monitorimi, Evropa njeh se ky shtet është një demokraci e pjekur, se respektohen të drejtat e njeriut dhe se kemi një Qeveri funksionale e cila kujdeset për të ardhmen e këtij shteti. Dhe me këtë, ne jemi praktikisht i vetmi shtet  në Ballkanin Perëndimor që tani nuk ka as monitorim dhe as pas monitorim. Të gjitha vendet e tjera, përfshirë të ashtuquajturit frontranerë, janë ose në monitorim ose në pas monitorim. U jam mirënjohës deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë që janë pjesë e atij Komisioni të Përzier. Jam mirënjohës ndaj Këshillit të Evropës. Jam mirënjohës ndaj Parlamentit Evropian dhe të gjithë atyre që morën një vendim të tillë. Vetëm do t'ju kujtoj se, tre ose katër muaj më parë, një vend  anëtar i BE-së doli nga pas monitorimi, kjo është Bullgaria fqinje", tha Mickoski pas lëshimit në përdorim të gjimnazit të rikonstruktuar "Kiril Pejçinoviq" në Komunën e Tetovës.

 Kryeministri theksoi se ky vendim vërteton se Qeveria respekton të drejtat e njeriut, demokracinë, lirinë e fjalës...

"Kjo vetëm edhe një herë tregon dhe vërteton se kjo Qeveri i ka tejkaluar të gjitha qeveritë e mëparshme në aspektin e respektimit të të drejtave të njeriut, demokracisë, lirisë së fjalës, etj. Dhe nuk duhet të ndalemi këtu. Duhet të punojmë edhe më shumë dhe të japim edhe më shumë", tha kryeministri Mickoski. 

Foto. Printskrin nga video 

 

Остани поврзан