Mbi 45 mijë vauçerë për pajisje elektronike për studentë janë marrë, janë shfrytëzuar rreth 99 për qind, thotë Mickoski
Shkup, 31 janar 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se janë marrë mbi 45 mijë vauçerë nga 15.300 denarë për studentët e ciklit të parë për të blerë një pajisje elektronike - laptop, tablet ose kompjuter personal. Ai tregoi se shkalla e shfrytëzimit është rreth 99 përqind.
Studentët deri në moshën 29 vjeç, të cilët janë të regjistruar në një semestër në vitin akademik 2025/2026 për studime universitare në fakultete shtetërore ose private, mund të aplikojnë për një vauçer prej 250 eurosh nga nëntori deri në dhjetor.

Janë marrë afërsisht 45.000 - 45.600 vauçerë, dhe janë përdorur rreth 99 përqind e më shumë. Janë shfrytëzuar rreth 44.5 mijë. Si Qeveri, gjatë 20 muajve të fundit kemi rregulluar të gjitha marrëdhëniet me të gjitha strukturat në shoqëri që Qeveria duhet t'i plotësojë - janë rritur bursat e studentëve, po rinovohen konviktet studentore dhe konviktet e nxënësve, po sigurohen 15.300 denarë për pajisje elektronike. A mjafton kjo? Jo. Ndoshta nevojitet më shumë, por kjo është e gjitha që mund të bëjmë për momentin. Më prë nuk ishte as kjo. Për të gjithë, pa u kufizuar nëse janë studentë në universitete shtetërore apo private. Pensionet janë rritur në mënyrë lineare, tani në prill me 7 mijë denarë, diçka që nuk ka qenë e mundur më parë", tha Mickoski pas lëshimit në përdorim të shkollës së mesme të rinovuar "Kiril Pejçinoviq" në Komunën e Tetovës.
Kryeministri theksoi se komunikimi i Qeverisë me të gjitha grupet e synuara është në një nivel të lartë dhe, tha ai, nuk ka pasur kurrë një rezultat kaq të madh nga asnjë Qeveri.
"Me të gjitha grupet e synuara me të cilat Qeveria komunikon dhe mban marrëdhënie, ne me të vërtetë kemi marrëdhënie që nuk kanë qenë kurrë në një nivel kaq të lartë më parë dhe nuk ka pasur rezultate kaq të mëdha me asnjë Qeveri. Kjo Qeveri e bëri këtë vetëm për 20 muaj. A është e mjaftueshme? Jo. A na duhet më shumë? Na duhet. Pajtohem, gjithmonë na duhet më shumë. Por a është më mirë se më parë? Mund të them se është disa herë më mirë", tha Mickoski. sa/
Foto: MIA arkivi