• вторник, 07 јануари 2025

Ndihma e shpejtë me rritje të numrit të thirrjeve për aksidente dhe të sëmurë kronikë

Ndihma e shpejtë  me rritje të numrit të thirrjeve për aksidente dhe të sëmurë kronikë

 Shkup, 5 janar 2025 (MIA) - Në vitin 2025, Shkupi  hyn me rritje të numrit të aksidenteve në komunikacion dhe rritje të thirrjeve në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore. Siç thanë  pasdite për MIA-n  nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore në Shkup, më shpesh thirrjet kanë të bëjnë me aksidente në komunikacion, si dhe për pacientë të sëmurë kronikë, thirrjet e të cilëve janë pasojë e ndryshimeve të motit dhe ajrit të ndotur në kryeqytetin e shtetit. 

Ndër aksidentet e komunikacionit  ka edhe disa me pasoja më të rënda, madje edhe me vdekje. 

Punëtorët shëndetësorë  në një deklaratë për MIA-n apelojnë  të mos ngasin nën ndikimin e alkoolit gjatë festave të ardhshme, të kenë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve për shkak të motit, sidomos në orët e mbrëmjes kur ka kushte për ngrirje të rrugës.

Për festat e ardhshme të Krishtlindjeve,  Ndihma e Shpejtë do të punojë pa ndërprerje dhe Njësia e Vizitat në Shtëpi nga ora shtatë deri në orën 21. 

"Njoftojmë se Shërbimi NSHP me trajtim shtëpiak dhe kujdes urgjent dentar në ISHP Shtëpia e Shëndetit  në Shkup, gjatë festave të Krishtlindjeve më 6 dhe 7 janar do të punojë me orarin e mëposhtëm - Shërbimi NSHM  do të punojë 24 orë, ndërsa  njësia për vizitë shtëpiake do të funksionojë nga ora shtatë deri në 21", informuan nga ky institucion shëndetësor publik.

 Ordinancat për mbrojtje shëndetësore në turnin e tretë, të dielave dhe festave, do të punojnë në vazhdimësi në të dyja ditët në poliklinikat "Gjorçe Petrov", "Bit Pazar", "Çair", "Shuto Orizarë", "Jane Sandanski", "Çento" dhe "Draçevë".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан