• вторник, 07 јануари 2025

Urim nga Mickoski me rastin e Lindjes së Krishtit - Krishtlindjen, drejtuar kryetarit të Kishës Evangjeliste-Metodiste, Emill Zaev

Urim nga Mickoski me rastin e Lindjes së Krishtit - Krishtlindjen, drejtuar kryetarit të Kishës Evangjeliste-Metodiste, Emill Zaev

Shkup, 7 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski me rastin e Lindjes së Krishtit - Krishtlindjen, i dërgoi urim kryetarit të Kishës Evangjeliste-Metodiste, Emill Zaev, dhe të gjithë besimtarëve të Kishës Evangjeliste-Metodiste për shëndet, paqe dhe progres shpirtëror.

"Krishtlindja është festë që na kujton fuqinë e besimit, shpresës dhe dashurisë. Na nxit të kthehemi drejt vlerave të vërteta – njerëzillëkut, solidaritetit dhe mbështetjes për ata që kanë më së shumti nevojë. Në këto ditë festive, të gjithë jemi të thirrur të hapim zemrat tona ndaj të tjerëve, të tregojmë mirësinë, të falim dhe të ndajmë gëzimin me familjet, miqtë dhe komunitetin", thotë kryeministri në urim.

Në këtë periudhë të shenjtë, thekson Mickoski, kur drita e Krishtlindjes ndriçon shtëpitë dhe shpirtrat tanë, le të jenë dashuria dhe paqja udhërrëfyesit tuaj në jetë. Festa ju kujtoftë vlerat që na bashkojnë dhe që na japin forcë të përballemi me sfidat, por edhe për të krijuar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

"Kisha Evangjeliste-Metodiste ka një vend të veçantë në shoqërinë tonë me traditën e saj, misionin humanitar dhe shpirtëror, si dhe me kontributin e saj për forcimin e vlerave të tolerancës, bashkëpunimit dhe respektit mes njerëzve. Në frymën e këtyre vlerave, ju uroj të vazhdoni të përhapni mesazhin e paqes dhe mirësisë, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Krishtlindja ju sjelltë gëzim, shëndet dhe mirëqenie. Qoftë burim frymëzimi dhe force për të ecur përpara me besim dhe shpresë për një të nesërme më të mirë. Gëzuar Krishtlindja dhe qoftë e bekuar kjo ditë festive!", thekson Mickoski në urim. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан