• петок, 06 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Nën hetim dhjetë nëpunës policorë, për shtatë kërkohet arrest, tre tashmë janë siguruar me procedurë paraprake

Nën hetim dhjetë nëpunës policorë, për shtatë kërkohet arrest, tre tashmë janë siguruar me procedurë paraprake

Shkup, 16 prill 2025 (MIA) - Duke vepruar rreth kallëzimit pernal të parashtruar nga MPB, prokurori publik nga Sektori i specializuar për ndjekje të veprave penale të kryera nga persona me autorizim policor dhe pjesëtarë të policisë së burgut, ka marrë urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër dhjetë nëpunësve policorë për zjarrin në Koçani. Prokuroria do të propozojë që shtatë të dyshuarve t'u përcaktohet masa kujdesi. Tre të tjerët të dyshuar, potencojnë nga prokuroria, janë siguruar me procedurë paraprake.  

"Në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit në periudhën kohore prej 7 dhjetorit të vitit 2012 deri më 21 janar të vitit 2022, si bashkëautorë, kanë kryer vepër penale Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme", thonë nga Prokuroria Publike Republikane.

Sipas përshkrimit të përmbajtur në urdhrin për kryerjen e procedurës hetimore, të dyshuarit, si persona zyrtarë të punësuar në SPB Shtip dhe SP Koçan, gjatë periudhës së lartpërmendur kohore, si bashkëautorë, nuk kanë vepruar në përputhje me rregulloret për masat mbrojtëse - nuk kanë kryer kontroll të plotë dhe të detajuar në lidhje me dhënien e pëlqimit pozitiv për dhënien e licencës për kabarenë "PULS", në pjesën e sigurisë në trafik dhe rendit dhe qetësisë publike.

Me lëshimin e pëlqimit, të gjithë së bashku i kanë mundësuar personit juridik të merrte licencë për të kryer aktivitete hotelierike, edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet e përcaktuara.

"Prokurori publik, pasi të ketë vlerësuar rrethanat dhe provat e siguruara në procedurën paraprake, dhe për hir të zhvillimit të qetë të procedurës penale dhe për të siguruar praninë e të dyshuarve, do t'i propozojë gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup të caktojë masa paraprake ndaj shtatë të dyshuarve. Tre të dyshuarit e mbetur janë siguruar nga procedurat paraprake", thuhet në komunikatë.

Sektori i specializuar për ndjekje të veprave kriminele të kryera nga persona me autorizimi policor dhe pjesëtarë të policisë së burgut, shtohet në të, vazhdon me aksione parahetuese në drejtim të zbulimit të personave të rinj të involvuar në këtë rast.

Dhjetë nëpunësit policorë kanë marrë kallëzim penal lidhur me zjarrin në kabarenë Puls në Koçan, në të cilin kanë humbur jetën 61 persona, ndërsa mbi 200 janë lënduar. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан