Në ditën e sotme
- 8 janar 2025 (MIA)
8 janar 2025 (MIA)
1297. – Në Monako themelohet dinastia e sundimtarëve Grimaldi.
1642. – Vdiq Galileo Galilei, matematikan, astronom, fizikant dhe krijues i teleskopit astronomik.
1889. – Herman Holerit merr një patentë amerikane për shpikjen nga ana e tij të një makine elektrike me kryerje veprimesh në formë tabele. Kjo makinë u përdor gjerësisht në numërimin e popullsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1890.
1935. – Lindi në Tupelo të shtetit Misisipi, këngëtari amerikan Elvis Priestley.
1939. – Benito Musolini aprovoi planin për pushtimin ushtarak të Shqipërisë.
1947. – Vdiq në moshën 78 vjeçare Çu En Lai, udhëheqës komunist kinez për një kohë të gjatë.
1959. – Gjenerali Sharl de Gol u bë presidenti i parë i Republikës së pestë franceze.
1973. – Negociatorët amerikan dhe vietnamoverior, Henri Kisinxher dhe Le Duk To, në Paris i ripërtërinë negociatat për dhënien fund të luftës së Vietnamit.
1979. – Anija naftëmbajtëse franceze “Betelges” shpërthen në terminalin e shoqërisë “Golf Oil”, në Bantri të Irlandës, duke shkaktuar vdekjen e 50 vetëve.
1991. – Falimentoi një nga kompanitë më të mëdha ajrore botërore, ajo amerikane “Pan Amerikan”.
1991. – Në Shkup u konstituua Kuvendi i parë shumëpartiak i RS të Maqedonisë. Për herë të parë kryetar u zgjodh Stojan Andov, deputet i Lidhjes së Forcave Reformuese.
1996. – Vdiq burreshtetasi francez Fransoa Miteran, i cili si socialist i parë në vitin 1981 u zgjodh president i Francës.
2004. – Mbretëresha Elisabet e Britanisë së Madhe emërtoi me emrin Queen Mary II, anijen më të madhe për pasagjerë të ndërtuar ndonjëherë.
2005. – U zbulua një objekt në sistemin diellor (trans-Neptunian 2003 UB_313), i cili sillej rrotull Diellit në distancën më të largët nga planeti i Neptunit.
2007. – Vdiq Ivao Takamoto, kreator i filmit të animuar Skubidu, si dhe i personazheve të familjes së njohur “Kremenko”. Takamato është autor apo bashkëautor i filmave vizatimor “E përhitura”, “Piter Pan”, 101 dalamatinët”, “Familja Kremenko”.