• четврток, 09 јануари 2025
Në ditën e sotme

9 janar 2025 (MIA) 

1622. – Dramaturgu dhe aktori francez Zhan Baptist Pokelin u pagëzua si Molier. Ndër veprat e tij përmenden “Mizantropi”, “Tartufi” dhe “I sëmuri për mend”. 

1792. – Me nënshkrimin e traktatit të Xhasisë, përfundon Lufta Ruso-Turke. Në vijim të vendimeve të marra aty, kufiri rus zgjerohet më tej dhe otomanët fitojnë territore të reja. 

1793. – Francezi Zhan Pjer Blanshar e realizoi fluturimin e parë me balon mbi kontinentin amerikanverior. 

1809. – Lindi reformatori social, shkrimtari dhe anarkisti francez, Pier-Zhozef Prudon. Vepra e tij ishte “Ç’ është prona?”, në të cilën ai argumenton se “prona është vjedhje”. 

1870. – Botohet një karikaturë që e paraqiste Partinë Demokratike Amerikane për herë të parë si një gomar. E botuar në gazetën “Harper’s Weekly”, ajo kritikonte ish-sekretarin e Luftës, Edvin Stanton. 

1873. – Vdiq Napoleoni III, Perandor i Francës dhe nipi i Napoleonit I. Mbasi u mund nga Prusia, në vitin 1871, ai u largua në mërgim në Angli, ku jetoi derisa vdiq. 

1890. – Lindi Karel Çapek, romancier dhe dramaturg çek. Fjala ‘robot’ ishte term që u përdor nga ai për makinat, në pjesën teatrale “R.U.R”. 

1906. – Lindi manjati dhe pronari grek i anijeve, Aristotel Onasis. Pionier i ndërtimit të çisternave, ai më vonë u martua me Zhaklinë Kenedin, e veja e presidentit amerikan Xhon Kenedi, të vrarë në një atentat. 

1908. – Lindi Eduard Teler, fizikant amerikan, i njohur si babai i bombës me hidrogjen. 

1918. – Lindi burrështetasir egjiptian Gamal Abdel Naser, udhëheqës popullor arab. Ai përmbysi mbretin Faruk dhe u bë president në vitin 1956. 

1925. – Leon Trocki, i përfshirë në luftën për pushtet me Josif Stalinin dha dorëheqjen si kryetar i Këshillit Ushtarak Revolucionar Sovjetik. 

1929. – Lindi në Atlanta, Xhorxhia, udhëheqësi amerikan për të drejtat civile, avokati Martin Luter King. Ai fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 1964. 

1964. – Është dita e përkujtimit të patriotëve panamezë, të vrarë në mbrojtje të kanalit të Panamasë. 

1969. – U lëshua anija sovjetike e hapësirës “Sojuz 5”, me tre vetë brenda, e cila duhej të bashkohej me “Sojuz 4”, të lëshuar një ditë më parë. 

1971. – Presidenti egjiptian, Anvar Sadat dhe presidenti sovjetik, Nikollaj Podgorni, përuruan Digën e Asuanit. 

1973. – Presidenti amerikan Riçard Nikson urdhëroi ndalimin e të gjitha sulmeve ushtarake kundër Vietnamit pas përparimeve të arritura në bisedimet e paqes në Paris. 

1998. – Kombet e Bashkuara i dorëzuan Sllavoninë Lindore, Kroacisë, pas administrimit të tyre dyvjeçar. 

2001. – “BBC” lejohet për herë të parë të transmetojë direkt programe televizive në Kinë. Kjo tregoi një ndryshim të madh pozitiv në marrëdhëniet me autoritetet kineze. “BBC World”, kanali televiziv 24-orësh me lajme, u lejua në hotelet kryesore në vend dhe në rezidencat e elitës kineze e të qytetarëve të huaj. 

2004. – Turqia e nënshkroi protokollin për pezullimin e dënimit me vdekje madje edhe gjatë kohës së luftës, në tentim që t’i përmbushë standardet e Bashkimit Evropian si do të mund t’i fillojë negociatat për hyrje në BE. 

2015 – Në moshën 84-vjeçare vdes aktori legjendar Rod Tejlor i njohur me rolin e Miç Berner në filmin “Zogjtë” të Alfred Hiçkok. 

 

Остани поврзан