Në ditën e sotme
- 15 mars 2022 (MIA)

15 mars 2022 (MIA)
- Sot është Dita Botërore për Mbrojtjen e Konsumatorëve
44 p.e.s. - Vdiq Gaius Julius Cesar, ushtarak dhe burrë-shteti i Perandorisë romake.
1493. - Detari i famshën italian Kristofer Kolombo u kthye nga Majorka, Spanjë, nga udhëtimi i tij i parë, kur edhe e zbuloi Amerikën.
1776. - Kongresi amerikan solli vendim për heqjen e varësisë nga kurora angleze. Pavarësia e SHBA-së është shpallur më 4 korrik të vitit 1776.
1876. - Lindi Faik Konica, shkrimtar shqitar (v. 1942).
1907. - Në Finlandë, në Kuvend për herë të parë u zgjodhën gra.
1913. - Vudro Vilson mbajti konferencën e parë presidenciale të hapur për shtyp në historinë e Shteteve të Bashkuara. Presidenti kishte filluar nga detyra vetëm 11 ditë më parë, kur ai ftoi të gjithë korrespondentët pranë Shtëpisë së Bardhë, të merrnin pjesë në një konferencë me pyetje-përgjigje. Megjithatë, të 125 reporterët, që morën pjesë në konferencë, nuk u lejuan të citojnë drejtpërdrejt fjalët e presidentit. Tradita për të mos cituar drejtpërdrejt presidentin, pa lejen e tij të posaçme, ishte përcaktuar nga presidenti i parë i vendit, George Washington.
1922. - Sulltani egjiptian e mori titullin mbret si Fahdi i Parë.
1937. - Banka e parë qendrore për ruajtjen e gjakut me anë të ngrirjes për shkak të transfuziologjisë u themelua në spitalin e Çikagos, "Kuk Kantri".
1939.- Trupat gjermane hynë në Pragë dhe e okupuan Çekinë, ndërsa ditën tjetër edhe Sllovakinë, me çka u realizua plani për shkatërrimin e Çekosllovakisë. Nën kërëcinimin për sulme të mëdha dhe shkatërrim të Pragës, presidenti Emil Hah, në Berlin e nënshkroi aktin për dorëzimin e vendit Rajhut të Tretë. Pas hyrjes së gjermanëve në Pragë, Hitleri deklaroi se "Çekosllovakia më nuk ekziston".
1948. - Vendoset komunikacioni i rregullt civil ajror ndërmjet Shkupit dhe Beogradit dhe anasjelltas.
1990. - Mihail Gorvaçov zgjidhet president i parë dhe i fundit i Bashkimit Sovjetik. Si kandidat i vetëm për këtë funksion fitoi 59,2 për qind të votave në Kongres.
1993. - PTT "Maqedonia", duke u kyçur në aktivitetin për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë, e promovoi pullën postare me motivin e flamurit të Republikës së Maqedonisë.
2005. - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova pëson një atentat.
2007. - Katër ushtarë amerikanë humbën jetën në pjesën lindore të Bagdadit kur pranë automjetit të tyre shpërtheu një bombë e vendosur në rrugë. Pas këtij incidenti, numri i ushtarëve amerikanë në Irak nga fillimi i invazionit e tejkaloi numrin 3.200.