Gjendja e rrugëve
- Komunikacioni në rrugët e vendit këtë mëngjes po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata, njoftojnë nga LAMM.

Shkup, 14 mars 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit këtë mëngjes po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata, njoftojnë nga LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM raporton për ndryshim të përkohshëm të trafikut në autostradën A1, aksi Gradsko - Drenovë, i cili do të zgjasë prej 17 mars deri më 4 prill të vitit 2025.
"Për shkak të vendosjes së zgjerimit të gardhit tampon elastik në viadukte dhe ura, komunikacioni do të jetë i devijuar dhe rregulluar në pjesë të caktuara të këtij aksi", njoftoi LAMM. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s