• понеделник, 31 март 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në aeroportin e Ohrit fluturimi i parë direkt i “Turkish erllajns” nga Stambolli

Në aeroportin e Ohrit fluturimi i parë direkt i “Turkish erllajns” nga Stambolli

Ohër, 27 mars 2025 (MIA) – Me arritjen e udhëtarëve nga Stambolli sot në aeroportin “Sh. Apostull Pavle” të Ohrit do të shënohet fillimi zyrtar i linjës së re ajrore nga Stambolli në Ohër.

Bëhet fjalë për fluturimin e parë në linjën direkte të linjës ajrore “Turkish erllajns” që nga sot do të nis fluturimin nga Stambolli drejt aeroportit “Sh. Apostull Pavle” të Ohrit.

Sipas paralajmërimeve të mëparshme, fluturimet në linjën Stamboll - Ohër do të realizohen katër herë në javë, të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën. Turkish erllajns do të përdorë aeroplanët Erbas A321, Boing 737-800 dhe Boing 737-900 nga flota e saj.

Në manifestimin e sotëm në Aeroportin e Ohrit është paraparë të marrin pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Aleksandar Nikolloski, drejtori ekzekutiv i "TAV Airporteve" Serkan Kaptan, drejtori ekzekutiv i "Turkish erllajns" Bilall Eksi dhe ambasadori turk Fatih Ulusoj.

Foto: MIA

 

 

Остани поврзан