Mucunski nga Brukseli: Duhet të investojmë më shumë në siguri
- SHBA ka absolutisht të drejtë që ne aleatët evropianë në NATO duhet të marrim përgjegjësi më të madhe për paqen dhe stabilitetin, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucinski me të mbërritur në ditën e dytë të takimit të krerëve të diplomacisë së Aleancës në Bruksel.

Bruksel, 4 prill 2025 (MIA) - SHBA ka absolutisht të drejtë që ne aleatët evropianë në NATO duhet të marrim përgjegjësi më të madhe për paqen dhe stabilitetin, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucinski me të mbërritur në ditën e dytë të takimit të krerëve të diplomacisë së Aleancës në Bruksel.
"Pesë për qind ndoshta nuk janë të realizueshme brenda natës, por duhet të vazhdojmë me investimet në industritë tona mbrojtëse, duhet të vazhdojmë me investimet në kapacitetet tona ushtarake dhe kjo është trajektorja e duhur në të cilën të gjithë duhet të ecim", deklaroi Mucunski lidhur me deklaratën e djeshme të sekretarit amerikan të shtetit, Marko Rubio se anëtarët e NATO-s duhet t'i rrisin shpenzimet për mbrojtje në nivel prej pesë për qind nga BPV-ja e tyre.
Sipas Mucunskit, këtu nuk bëhet fjalë për marrëdhënie dypalëshe me SHBA-në, por për investime në siguri, sepse pa të nuk ka stabilitet dhe pa siguri dhe investim adekuat në të, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajonin Indo-paqësor dhe në pjesë të tjera të botës shoqëritë që kemi krijuar nuk do të mbijetonin.
"Kjo nuk do të jetë e lehtë dhe do të jetë proces sfidues, por është diçka për të cilën duhet të synojmë të gjithë", theksoi Mucunski.
Lidhur me Ukrainën, shefi i diplomacisë së Maqedonisë theksoi se ai beson fuqishëm se administrata aktuale amerikane ka qasjen e duhur, që synon arritjen e paqes me pjesëmarrjen e Kievit dhe gjithë aleatëve të NATO-s në atë proces.
"Besoj se Qeveria amerikane është e përkushtuar ndaj paqes, por si përfaqësues i një prej vendeve më të vogla në tryezë, por edhe një vend që është një nga donatorët më të mëdhenj të ndihmës për kokë banori për Ukrainën, mund të them se ndihma për Ukrainën në forma të ndryshme ka qenë gjithmonë e lidhur me mbrojtjen tonë, mbrojtjen e Ukrainës, por gjithashtu edhe me arritjen e paqes", tha Mucunski.
Ai theksoi se në kremtimin e 76-vjetorit të themelimit të NATO-s, pas takimit të djeshëm mund të konfirmojmë se Aleanca është më e fortë se kurrë më parë e cila është kryesisht për shkak të angazhimit të administratës së presidentit amerikan Donald Tramp për arritjen e paqes në Ukrainë dhe vullnetit të partnerëve tanë ukrainas për t'u angazhuar për një zgjidhje paqësore, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme të Francës, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë.
"Diçka që gjithashtu ishte pozitive dje ishte angazhimi i kolegëve të rinj amerikanë dhe mundësia për të biseduar me ta për sfidat që kemi, për të mbështetur administratën amerikane në përpjekjet e vazhdueshme për arritjen e paqes në Ukrainë, por edhe për t'u angazhuar me partnerët tanë në Indo-Paqësorin, sepse Rusia është kërcënimi i dukshëm për të cilin po flasim të gjithë, por një lidhje midis Rusisë, Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit përbën gjithashtu një kërcënim ekstrem për sigurinë tonë", tha Mucunski.
Ai shtoi se prezenca e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas në dy ditët e takimit është gjithashtu e një rëndësie të madhe, sepse, siç theksoi ai, "marrëdhëniet ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Evropian janë thelbësore për paqen dhe stabilitetin e kontinentit tonë dhe të botës më gjerë". qa/
Foto: MIA