• недела, 30 март 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mexhiti: Qeveria miratoi ndërtimin e qarkores së Tetovës dhe zgjerimin e rrugës Kondovë-Radushë-Jegunoc

Mexhiti: Qeveria miratoi ndërtimin e qarkores së Tetovës dhe zgjerimin e rrugës Kondovë-Radushë-Jegunoc

Shkup, 26 mars 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet në planin vjetor për ndërtimin, rikonstruksionin dhe përmirësimin e rrugëve shtetërore për vitin 2025, njoftuan nga Kabineti i tij.

"Si pjesë e këtij programi janë miratuar dy projekte të mëdha infrastrukturore: Faza e dytë e qarkores së Tetovës, që do të lidhë nyjën Trebosh me Neproshten, zgjerimi dhe përmirësimi i sigurisë në aksin rrugor Kondovë-Radushë-Jegunoc, si dhe ndërtimi i qarkores së Svillares", tha Mexhiti.  

Ai theksoi rëndësinë e këtyre projekteve për zhvillimin e infrastrukturës.

“Këto investime do të lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve dhe do të rrisin sigurinë në trafik, duke ndikuar pozitivisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, shtoi zëvendëskryeministri i parë.  

Sipas tij, projektet e miratuara dëshmojnë përkushtimin e qeverisë për të modernizuar rrugët dhe për të përmirësuar lidhjen mes qyteteve dhe rajoneve në Maqedoninë e Veriut. bsh/

Foto: Arkiv

Остани поврзан