• среда, 04 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mësim me një turne ka në 150 shkolla, që të përfshihen të gjitha në vend duhet të ndërtohen 300 klasa

Mësim me një turne ka në 150 shkolla, që të përfshihen të gjitha në vend duhet të ndërtohen 300 klasa

Shkup, 11 prill 2025 (MIA)- Përforcimi i fuqishëm i pozitës së gruas në çdo segment të veprimit shoqëror, si bazë për prosperitet dhe qëndrueshmëri, është fokusi programor i kësaj Qeverie. Në kuadër të reformave në arsim, për t'iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës, vëmendje të veçantë i kushtojmë rritjes së aksesit të vajzave në njohuritë dhe aftësitë profesionale sepse, jo vetëm që pas përfundimit të arsimit të mesëm ofrojnë vende pune të sigurta, por edhe lehtësojnë regjistrimin e tyre në programet e studimit STEM, TIK dhe programet teknike studimore.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në forumin ekonomik “Fuqizimi i grave të afta për punë: Strategjitë për zhbllokimin e potencialit dhe rritjen e produktivitetit”, organizuar nga Finance Think – Instituti për hulumtime ekonomike dhe politika, Shkup.

Janevska theksoi  se numri i vajzave në arsimin e mesëm profesional nga viti në vit po rritet dhe këtë vit shkollor në krahasim me 2021/22 janë regjistruar rreth 1000 më shumë, gjegjësisht  në shkollat ​​e mesme profesionale janë 20150 nxënëse.

“Në këtë drejtim, dëshiroj të theksoj se po forcojmë këshillimin për karrierë në shkolla, si  proces i cili  përveçse kontribuon në ndërtimin e kuadrit më cilësor, na lejon të punojmë për të kuptuar mundësitë, thyerjen e stereotipeve dhe ndërtimin e vetëbesimit tek vajzat, në mënyrë që ato të njohin talentet, aftësitë dhe potencialin e tyre. Ndërtojmë këshillimin për karrierë si mjet që do t'i ndihmojë vajzat të zgjedhin profesionet që do të nënkuptojnë përmbushjen e tyre, e cila, nga ana tjetër, sjell ndryshime pozitive në shoqëri. Për këtë qëllim në Ligjin për Arsimin Fillor kemi paraparë që shkollat ​​të zbatojnë programin për orientimin profesional të nxënësve dhe të ketë këshilltarë për karrierë në shkollat ​​e mesme. Fondacioni Evropian për trajnim do të na ndihmojë në trajnimin e tyre për të fituar kompetencat përkatëse”, sqaroi ministrja Janevska.

Në arsimin fillor, strategjia është futja e mësimdhënies me një turn dhe qëndrimi i zgjatur i nxënësve dhe mësimdhënësve në shkolla, si parakusht thelbësor për arsim më cilësor.

„ Nëse nxënësit kalojnë më shumë orë në shkollë, kohë që nuk do të plotësohet vetëm me mësimin klasik por edhe me veprimtari jashtëshkollore që do të thotë përvetësim i njohurive dhe aftësive të reja, kjo do të thotë se nxënësit përfitojnë më shumë kohë për t'iu kushtuar interesave të tyre dhe zhvillimit personal. Gjithashtu, mësimi me një turn kontribuon në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë nxënësit, duke mundësuar qasje të barabartë në burime dhe aktivitete arsimore”, theksoi ministrja Janevska.

Ministrja  informoi se aktualisht 150 shkolla kanë mësim me një turn ndërsa për optimizimin e plotë të rrjetit të shkollave dhe futjen e punës me një turn në të gjitha shkollat, sipas analizës së bërë nga MASH-i dhe Banka Botërore, duhet të ndërtohen 300 klasa dhe 70 tualete, që është  investim prej rreth 8 milionë euro.

Koncepti i qëndrimit  të zgjatur të nxënësve në shkollë ka ndikim pozitiv edhe në ndërtimin e rrethit e cila është inkurajuese për gratë që të kenë më shumë kohë për avancim profesional, pa sakrifikuar rolin e tyre si prindër. Janevska tha se në bazë të përkushtimit të reduktimit të barrierave që pengojnë gratë, është ideja që duke zhbllokuar potencialin e grave, në fakt po zhbllokojmë potencialin e të gjithë shoqërisë sonë, që shpie drejt  prosperitet të përbashkët.

Тагови

Остани поврзан