Më ftohtë sot në Kodrën e Diellit
- Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Kodrën e Diellit me 2 gradë, ndërsa 13 gradë janë matur në Shtip dhe Demir Kapi. Deri në orën 08:30 janë matur 5 gradë në Hanet e Mavrovës dhe Llazaropole, 6 në Krushevë, 7 në Kriva Pallankë, 8 në Pretor dhe Berovë, 9 në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Tetovë, Kumanovë, Ohër, Prilep dhe Kavadar, 10 në Manastir, Vinicë, Veles dhe Strumicë si dhe 11 gradë në Gjevgjeli.

Shkup, 27 mars 2025 (MIA) - Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Kodrën e Diellit me 2 gradë, ndërsa 13 gradë janë matur në Shtip dhe Demir Kapi. Deri në orën 08:30 janë matur 5 gradë në Hanet e Mavrovës dhe Llazaropole, 6 në Krushevë, 7 në Kriva Pallankë, 8 në Pretor dhe Berovë, 9 në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Tetovë, Kumanovë, Ohër, Prilep dhe Kavadar, 10 në Manastir, Vinicë, Veles dhe Strumicë si dhe 11 gradë në Gjevgjeli.
Në 24 orët e fundit kanë rënë 2 litra për metër katror në Tetovë, Pozharan, Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit, si dhe një litër për njësi sipërfaqe në Llazaropole.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me më shumë reshje shiu, paraqitje të bubullimave dhe erës së përforcuar.
Temperaturat e ditës do të arrijnë nga 13 deri 20 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në disa pjesë të luginave moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të ulet deri 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 18 gradë Celsius.
Foto: MIA