• четврток, 09 јануари 2025

Më 14 janar do të lëshohet një pjesë e rrugës Gradsko - Drenovë, në datën 17 seksioni i parë nga hekurudha drejtë Bullgarisë

Më 14 janar do të lëshohet një pjesë e rrugës Gradsko - Drenovë, në datën 17 seksioni i parë nga hekurudha drejtë Bullgarisë

Shkup, 8 janar 2025 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski pret që më 14 janar të lëshohet seksioni i parë nga Gradsko deri në Farishë nga rruga e shpejtë Gradsko – Drenovë në gjatësi prej 25 kilometrave, me çka, siç theksoi, do të ulet kohëzgjatja e udhëtimit deri në Prilep dhe Manastir dhe ajo pjesë e shtetit. Më 17 janar pritet të lëshohet edhe seksioni i parë nga hekurudha drejt Bullgarisë.  

“Në atë rrugë të shpejtë do të lëvizin automjetet me shpejtësi prej 130 kilometra në orë. Ka një vend të vogël i cili pres që të sanohet dhe të lëshohet në datën 14 të këtij muaji, më sakt, për gjashtë ditë prej sot me çka në mënyrë dramatike do të ulet kohëzgjatja e udhëtimit deri në Prilep dhe Manastir dhe ajo pjesë e Maqedonisë”, deklaroi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, gjatë vizitës së tij në komunën Shtip.

E gjithë rruga e shpejtë pritet të lëshohet në mars me çka do të rrumbullakohen 25 kilometrat. Paralajmëroi se vazhdojnë edhe aktivitetet në autostradën mes Prilepit dhe Manastirit dhe pret që në afat prej tre vjetëve edhe ajo të përfundojë. 

Më 17 janar pritet të lëshohet edhe seksioni i parë Kumanovë – Bellakoc nga hekurudha drejt Bullgarisë. 

“Në Korridorin 8 dhe 10 D janë duke u zhvilluar aktivitete infrastrukturore. Pres që para fillimit të sezonit turistik, në gjysmën e dytë të majit dhe në gjysmën e parë të qershorit, të hapet pjesa nga Vrbjani deri në Ohër, me përjashtim të seksionit afër Botunit. Këtu është një rrugë e vogël, e cila duhet të rehabilitohet dhe deri në fund të vitit 2026 të hapim të gjithë pjesën e autostradës Kërçovë - Ohër. Pres që të shpallet tenderi Bukojçan - Kërçovë, i cili edhe këtu do t'i lidhte këto dy korridore. Pres që pas përshtatjes më në fund të kemi një tender të suksesshëm për Bllacë – Shkup dhe projektimin e tunelit Tetovë – Prizren. Pres të përfundojë edhe projekti Kumanovë - Stracin, si dhe qarkorja Manastir - vendkalimi kufitar Mezhitlia. Këto janë projekte që janë në proces të projektimit ose në proces të ndërtimit dhe përfundimit”, tha Mickoski. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан