• вторник, 03 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kthehen shtatë pacientë nga Vjena, Ankara, Madridi, Varshava, Maribori, Athina dhe Selaniku, në qendrat mjekësore jashtë vendit do të mbeten për trajtim 48 pacientë

Kthehen shtatë pacientë nga Vjena, Ankara, Madridi, Varshava, Maribori, Athina dhe Selaniku, në qendrat mjekësore jashtë vendit do të mbeten për trajtim 48 pacientë

Shkup, 11 prill 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë informon se sot planifikohet kthimi i shtatë pacientëve nga Vjena, Ankara, Madridi, Varshava, Maribori, Athina dhe Selaniku, me ç’rast në qendrat mjekësore jashtë vendit do të mbeten për trajtim 48 pacientë.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjendja e pacientëve që trajtohen jashtë vendit mbetet e pandryshuar, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve në gjendje kritike.

Në spitalet brenda vendit aktualisht po trajtohen shtatë pacientë, prej të cilëve katër në Klinikën Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, një në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, si dhe dy pacientë në spitalin privat “Sistina”.

Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht e ndjek gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim të sigurimit të trajtimit më të mirë të mundshëm, si dhe rehabilitimit të mëtejmë. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан