• среда, 15 јануари 2025

Konsultim publik i Qeverisë për Raportin për gjendjen e sektorit civil në vitin 2024

Konsultim publik i Qeverisë për Raportin për gjendjen e sektorit civil në vitin 2024

Shkup, 14 janar 2025

Qeveria sot u ka bërë thirrje publike organizatave joqeveritare të marrin pjesë aktive në përgatitjen e Raportit për kushtet në të cilat kanë punuar organizatat joqeveritare gjatë vitit 2024.

Sektori për bashkëpunim me organizatat joqeveritare i Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, i cili ekziston nga viti 2005 dhe është përgjegjës për përmirësimin e kushteve në të cilat punon sektori joqeveritar, kërkon që ato të ndihmojnë në vlerësimin e zbatimit të Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile.

Në thirrje kërkohet që organizatat joqeveritare të plotësojnë një pyetësor për matjen e vlerave të indikatorëve të Planit të Veprimit të Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile 2022-2025.

Qëllimi i përfshirjes së organizatave joqeveritare është që Raporti të jetë real dhe të ofrojë një pasqyrë objektive të gjendjes në shoqërinë civile. Pyetësori është publik dhe i disponueshëm në faqen e internetit, dhe mund të plotësohet nga të gjitha organizatat joqeveritare të regjistruara në vend deri më 25 janar të këtij viti.

Kabineti i zëvendëskryeministrit përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Остани поврзан