• понеделник, 02 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, rrugët në disa vende të lagështa

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, rrugët në disa vende të lagështa

Shkup, 16 prill 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në disa vende në rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан