• сабота, 03 јануари 2026

Seancë e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

Seancë e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

Shkup, 2 qershor 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajë seancë Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Në rend dite janë dis apropozim vendime për ndryshime të vendimeve për zgjedhje të kryetarëve, zëvendës-kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit. Janë paraprë ndryshime në përbërjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, në Këshillin nacional për eurointegrime, në Komitetin për marrëdhënie mes bashkësive, në Këshillin e kanalit të Kuvendit dhe në Këshillin buxhetor të Kuvendit.

Komisioni duhet të votojë edhe për Propozim-vendimin për ndryshim të Vendimit për themelimin e grupit të deputetëve në Kuvend për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve të deputetëve në Kuvend për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera. Janë paraparë ndryshime në delegacionin e Kuvendit në Asamblenë parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP OBSE), në Delegacionin e Kuvendit në Unionin Interparlamentar (IPU), Delegacionin e Kuvendit në Asamblenë parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK) dhe në Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Komitetin Parlamentare për Stabilizim dhe Asociim.

Në rend dite të Komisionit është edhe kërkesa për realizimin e pagave pas ndërprerjes së funksionit anëtar i Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për ankesat në furnizimet publike, si dhe shqyrtimin e një kërkese për pagesë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës pas daljes në pension nga ish-deputetët. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан