• сабота, 28 септември 2024

Guardiola: Sezoni parakohe përfundoi për Rodrin

Guardiola: Sezoni parakohe përfundoi për Rodrin

Mançester, 27 shtator 2024 (MIA) - Sezoni aktual përfundoi parakohe për mesfushorin spanjoll të Mançester Sitit, Rodri, i cili i këputi ligamenti i përparëm i kryqëzuar i gjurit të djathtë javën e kaluar në ndeshjen kundër Arsenalit në Premier Ligë.

Informatën sot e ka publikuar trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola.

"Në mëngjes u operua, për të sezoni përfundoi. Do të jetë i gatshëm për sezonin e ardhshëm", deklaroi trajneri spanjoll në konferencë për shtyp.

Rodri javën e kaluar e dënoi rritjen e numrit të ndeshjeve në sezon për shkak të pasojave për shëndetin e lojtarëve, por edhe ndaj cilësisë së lojës.

Futbollisti spanjoll sezonin e kaluar ka luajtur gjithsej 50 ndeshje për klubin dhe tetë për kombëtaren, me të cilën e fitoi titullin kampion evropian. bsh/

Foto: Fejsbuk

Остани поврзан