Gashi: Zgjedhjet lokale duhet të shpallen nga fundi i korrikut ose fillimi i gushtit, interpelanca për Toshkovskin më 29 prill
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm me gazetarët njoftoi se nga fundi i korrikut ose fillimi i gushtit duhet të shpallen zgjedhjet lokale. Informoi se është kërkuar që të mbahet debat publik në Kuvend rreth ndryshimeve të Ligjit për pushte lokal, të cilat nga Ministria e Pushtetit Lokal paralajmërohen tashmë një periudhë të gjatë.

Shkup, 24 oriull 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm me gazetarët njoftoi se nga fundi i korrikut ose fillimi i gushtit duhet të shpallen zgjedhjet lokale. Informoi se është kërkuar që të mbahet debat publik në Kuvend rreth ndryshimeve të Ligjit për pushte lokal, të cilat nga Ministria e Pushtetit Lokal paralajmërohen tashmë një periudhë të gjatë.
Gashi theksoi se në seancën e ardhshme plenare, e cila duhet të mbahet më 29 prill pritet të vendoset interpenalcë për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, të parashtruar nga grupi i deputetëve të Të Majtës.
"Shkak për interpelancën është se Toshkovski, nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme, e ka neglizhuar rëndë dhe në mënyrë të papërshtatshme detyrën e tij publike, duke vepruar në një mënyrë joprofesionale, të paskrupullt dhe të papërgjegjshme, gjë që çoi në një sërë veprimesh të paligjshme, skandalesh dhe transferimesh personeli në Ministrinë e Punëve të Brendshme", tha deputeti i Të Majtës, Sashko Jançev, më 14 prill, kur informoi se po e dorëzonin interpelancën. mb/
Foto: MIA