• вторник, 12 ноември 2024

Borrelli udhëton në Kiev për ta qetësuar Ukrainën pas fitores së Trampit

Borrelli udhëton në Kiev për ta qetësuar Ukrainën pas fitores së Trampit

Kiev, 9 nëntor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrell mbërriti sot në Kiev, ku ka për qëllim ta bind Ukrainën për mbështetjen e BE-së, transmetoi Beta.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë evropian pas fitores së republikanit Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Fitorja e Trampit brengos Ukrainën dhe Evropën, të cilat druajnë se presidenti i ri amerikan do ta ndërprerë mbështetjen e Uashingtonit për Kievin në luftën kundër pushtimit rus.

"Mesazhi është i qartë. Evropianët do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën", tha Borrell, i cili pritet të largohet nga detyra në dhjetor.

"Ne e mbështesim Ukrainën nga vetë fillimi, ndërsa për vizitën time të fundit të Ukrainës po përcjellë të njëtin mesazh. Do t'ju mbështesim aq sa mundemi", tha Borrell.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trampi vuri në pikëpyetje vazhdimin e ndihmës së madhe ushtarake dhe financiare amerikane për Ukrainën dhe tha se menjëherë mund të arrihet marrëveshje për t'i dhënë fund luftës.

"Askush nuk e di saktësisht se çfarë do të bëjë administrata e re amerikane", tha Borrell, duke vënë në dukje se presidenti në largim Xhozef Bajden ka ende dy muaj për të marrë vendime.

Borrelli shtoi se BE-ja duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të ndërtuar një Evropë më të fortë dhe të bashkuar dhe për të mbështetur Ukrainën.

Instituti Kil theksoi se nga fillimi i pushtimit rus ndaj Ukrainës, më 24 shkurt të vitit 2022, Evropa ka shpenzuar rreth 125 miliardë dollarë për mbështetje të këtij vendi, ndërsa SHBA ka ndarë më shumë se 90 miliardë dollarë. sa/

foto: EPA

Тагови

Остани поврзан