• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zjarri i madh në Qipro ende nuk është vënë nën kontroll

Zjarri i madh në Qipro ende nuk është vënë nën kontroll

Nikozia, 12 qershor 2024 (MIA) - Gjatë natës ka filluar shuarja e zjarrit të madh në afërsi të qytetit Pafos në pjesën perëndimore të Qipros, i cili ende nuk është vënë nën kontroll, ndërsa mëngjesin e sotëm pritet të fillojë intervenimi edhe nga ajri me aeroplanë që kanë mbërritur nga Greqia dhe Jordania, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Zjarri ka shkatërruar shtëpi, ndërsa dje janë evakuuar disa vendbanime si masë paraprake.

Sipas zëdhënësit të Njësitit të zjarrfikësve të Qipros, Andreas Ketis, mëngjesin e sotëm janë aktive dy vatra në pjesë të pakalueshme ku ndërhyjnë mbi 250 efektivë të shërbimit zjarrfikës dhe vullnetarë si dhe 50 automjete.

Republika e Qipros dje kërkoi ndihmë me mjete ajrore nga Jordania, Izraeli, Greqia dhe mekanizmin për mbrojtje civile të Bashkimit Evropian. 

Dy aeroplan grek të tipit Canadair tashmë ndodhen në Qipro, ndërsa priten edhe dy Airtractor nga Jordania. 

Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Hristodulidis, për shkak të zjarrit mbrëmë e ka anuluar vizitën në Jordani dhe ka mbërritur në Qendrën koordinuese në Larnaka ku ishte njoftuar për gjendjen theksoi se prioritet është siguria e qytetarëve, se ka biseduar me banorët e zonave të prekura, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar plotësisht dhe shteti do t'i ndihmojë.

E falënderoi Greqinë dhe Jordaninë për aeroplanët e dërguar për shuarjen e zjarrit dhe theksoi se është koha "Republika e Qipros të marrë atë që duhet ta ketë me vite, mjetet e veta ajrore". qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR